04 Maj 2024

Sot starton Liga e Kampionëve

Milano, 14 shtator - Me ndeshjet e para në grupet A, B, C, dhe D të martën nis sezoni i ri në Ligën e Kampionëve Europian në futboll, ndërsa xhiroja e parë do të kompletohet të mërkurën kur do të zhvillohen përballjet e grupeve E, F, G dhe H.

Mbrojtësi i titullit, Interi, kampanjën e re e nis në teren mysafir, te kampionët e Holandës, Tvente, ndërsa në të njëjtin grup Verderi përballet me debutuesin në Ligën e Kampionëve, Totenhemin.

Benfika është favorit i madh përballë Hapoel Tel Avivit, ndërsa Lioni pret Shalken. Valencia është mysafir te kampionët e Turqisë, Bursaspor të cilët për herë të parë do të luajnë në kampionatin elitar europian, ndërsa Mançester Unitedi llogaritet favorit përballë Renxhersit.

Në Grupin D Kopenhageni pret Rubin Kazanin, ndërsa kampionia e Spanjës, Barcelona në Kam Nou pret grekët e Panitinaikosit.

 
GRUPI A
Twente  - Inter Milan
Werder B. - Tottenham

GRUPI B
Benfica – H. Tel Aviv
Lyon - Schalke

GRUPI C
Bursaspor - Valencia
Manchester U. - Rangers

GRUPI D
Barcelona  - Panathinaikos
Copenhagen - Rubin Kazan

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)