Sneijder objektivi numër një Barcelonës

Barcelonë, 29, tetor - Nuk mbarojnë zërat që e shohin Wesley Sneijder larg Interit. Fantazisti holandez është objektivi numër një i Alex Ferguson i cili është gati të paguajë në arkat e klubit zikaltër plot 45 milionë euro.
Por së fundmi duhet të mendojë dhe për konkurrencën e Barcelonës e cila është gati të bëjë \"çmendurira\" për të arritur tek numri 10 i Inter-it, raporton \"fichajes.com\".