Shiten në kohë rekord biletat për supersfidën Juventus - Bayern

Torino, 28 mars - Shiten në kohë rekord të gjitha biletat për supersfidën e datës 10 Prill mes Juventus dhe Bayern Munchen për ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Champions League.
Këtë lajm e bën të ditur vetë klubi bardhezi. Sipas tyre, pas shitjeve të biletave për tifozët e abonuar kanë përfunduar menjëherë edhe pjesa e mbetur e biletave. 
Ndeshja e parë mes Bayern Munchen do të zhvillohet më 2 Prill në \"Allianz Arena\". 
Ndeshja e kthimit do të luhet në \"Juventus Stadium\" më 10 Prill 















