Shaqiri shënojë tre golat e Zvicrës në ndeshjen me Bullgarinë

Sofje, 7 shtator - Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka arritur të shënojë tre golat e Zvicrës në ndeshjen me Bullgarinë.
Golat e Shaqirit i dhuruan helvetikëve fitore me rezultat 3:1 në ballafaqim me Bullgarinë, në takimin e xhiros së shtatë të grupit G të eliminatorëve të EURO 2012.
Katër shqiptarë luajtën titullarë me Zvicrës: Blerim Xhemajli, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehmedi dhe secili më i mirë se tjetri.
Ivanov në minutën e 9-të ka shënuar (0:1) për bullgarët, por në minutën e fundit të pjesës së parë Shaqiri sikur vetëtimë ka barazuar rezultatin në 1:1.
Dyshja shqiptare për mrekulli ka vepruar Mehmedi - Shaqiri, ky i fundi ka realizura golin për 2:1 pikërisht në minutën e 62-të. Në minutën e 90-të, Shaqiri sërish në skenë, duke bërë shoun e vërtetë.
Shaqiri shënon për 3:1 dhe kësisoj i ka sjellë tri pikë helvetikëve në këtë sfidë mjaft të vështirë. Mehmedi është zëvendësuar në minutën e 83-të, ndërsa Xhaka në minutën e 88-të e Shaqiri 92-të.
Shqiptarët ishin protagonistë të kësaj fitore të madhe sidomos Shaqiri që ka shkatërruar me lojë e me gola bullgarët.
Zvicra renditet e treta në grup me 8 pikë, tri më pak se i dyti Mali i Zi, por me gjasa që të luftojnë për vend të dytë që shpie në barazh për të siguruar një vend në EURO 2012.