02 Maj 2024

Shalke në krizë të thellë

Prishtinë , 31 tetor - Shalke 04 e trajnerit Felix Magath, gjendet në krizë të thellë në Bundesligën gjermane në futboll.

Pjesëmarrësi i Ligës së Kampionëve humbi mbrëmë në fushën e vet ndeshjen kundër Bajerit të Leverkuzenit me reultat 0:1.

Humbje në fushën e vet përjetoi edhe pjesëmarrësi tjetër gjerman në Ligën e Kampionëve Verderi i Bremenit.

Lojtarët e trajnerit Thomas Schaaf humbën nga Nyrembergu me rezultat 2:3. Të premten Bajerni i Mynihut shënoi fitore ndaj Friburgut me rezultat 4:2.

Në ndeshjet tjëra të zhvilluara të shtunën u shënuan këto rezultate:

Volfsburg - Shtutgart 2:0; Këln - Hamburg  3:2; Kaiserslautern - Borusia Mënchengladbah 3:0  dhe St. Pauli - Frankfurt   1:3.

Sot në Mainc zhvillhet derbi i kësaj jave mes të parit dhe të dytit, Mainc - Borusia Dortmund. Ndërsa në ndeshjen e fundit të kësaj jave takohen Hofenheim - Hanover. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)