05 Maj 2024

Serbia rrezikon pezullimin nga aktivitetet

Romë, 14 tetor - Serbia rrezikon përjashtimin nga Europa pas dhunës së ushtruar nga tifozët ekstremistë dje në mbremje në stadiumin “Marassi” të Xhenovas.

Të gjitha mediat italiane e kanë cilësuar dhunën si të paprecedente, ndërsa Beogradi ka kërkuar falje zyrtare.

Por a do mjaftojë kjo për të shpëtuar kombëtaren e Stankovic & Co nga raprezalja e UEFA-s?

Dëmi më i vogël që mund t’i shkaktohet kombëtares serbe është humbja në tavolinë 3-0, por UEFA ka treguar se është e aftë të reagojë me shpejtësi kur bëhet fjalë për dhunë.

Delegati David Petriashvili pritet të paraqesë raportin në UEFA dhe vendimi do të merret brenda 15 ditësh.

Në analizë do merret parasysh edhe dhuna gjatë ndeshjes së vitit 2008 në Beograd ku u vra një tifoz i skuadrës së Tuluzës.

Nese perjashtohet Kombetarja serbe, kjo nuk do te jete hera e pare pasi në vitin 1992 u perjashtuan nga europiani, duke i lënë rrugë të lirë Danimarkës që pak muaj më vonë u shpall edhe kampione e kontinentit.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)