02 Maj 2024

Senderos lojtar i Fulhamit

Londër, 9 qershor - Fulhami ka filluar fuqishëm afatin kalimtar veror, me transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Philippe Senderos, në radhët e veta me ç’rast mbrojtësi zviceran nënshkroi kontratë trevjeçare.

“Jam i ngazëllyer të kem finalizuar marrëveshjen me Fulhamin dhe jam i lumtur që po i bashkohem klubit gjatë periudhës më të suksesshme në histori. Mezi pres të takohem me menaxherin, lojtarët dhe të gjithë të tjerët të cilët i respektoj”, theksoi Senderos për faqen zyrtare të Fulhamit.

Edhe menaxheri Roy Hodgson kishte fjalë të mira për Senderos, duke thënë se ai është mjaft mbrojtës kualitativ, i fortë në ajër dhe me prezencë të madhe në fushë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)