27 Prill 2024

Schalke transferon Huntelaar dhe Jurado

Berlin, 1 shtator - Klaas Jan Huntelaar dhe Jose Manuel Jurado transferohen te Schalke në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Holandezi, i cili nuk arriti ta gjejë veten te Milani pasi më herët dështoi edhe në Real Madrid, do të transferohet te ekipi gjerman për një shumë prej 13 milionë euro.

\"Negociatat ishin më të vështira se sa është pritur. Jam i lumtur që do ta kem në dispozicion Klaas Jan. Ai do të na ndihmojë shumë\", ka thënë trajneri i Schalke, Felix Magath.

Schalke po ashtu ka arritur marrëveshje edhe me Atletico Madrid për të angazhuar Jose Manuel Hurado. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)