08 Maj 2025

Sampdoria interesohet për Mërgim Mavrajn

Këln, 18 janar - Mërgim Mavraj mund të shtojë radhët e futbollistëve shqiptarë në Serinë A. Sipas asaj që publikohet te revista gjermane “Kicker”, mbrojtësi i Këlnit është vënë në shënjestrën e Sampdorias që kërkon të përforcohet në repartin e prapavijës dhe futbollisti i kombëtares sonë shihet si personi ideal për skuadrën xhenoveze të drejtuar nga Vincenzo Montella.

Megjithatë, për momentin kjo histori është vetëm në kuadrin e idesë, pasi sipas trajnerit të Këlnit, Jorg Shmadtke, skuadra italiane ende nuk ka kontaktuar me drejtuesit e klubit gjerman.

Nëse transferimi i Mavrajt te Sampdoria kryhet, atëherë ai do t\'i bashkohet Berishës, i cili është pjesë e Lazios si dhe Arlind Ajetit, i cili ka lënë Zvicrën për të kaluar te Frosinone.

Një tjetër futbollist i përfaqësueses shqiptare që do të luajë në kampionatin italian është edhe Berat Gjimshiti, i cili është zyrtarisht lojtar i Atalantës. Mbrojtësi 23-vjeçar ka mbërritur në Bergamo dhe kreu vizitat mjekësore me klubin zikaltër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)