14 Maj 2025

Sami Khedira drejt Anglisë

Prishtinë, 14 gusht - Sami Khedira po i numëron orët e fundit te Real Madridi. Mesfushori gjerman ka vendosur të largohet nga Santiago Bernabeu, njofton Daily Express.

E gjithë kjo dëshirë për t’u larguar është pas lënies jashtë skuadrës në ndeshjen e finales së Superkupës së Evropës, që Reali e mposhti Sevillën me rezultat 2:0.

E ardhmja e gjermanit do të jetë kampionati anglez, ku për të interesim po shprehin Arsenali dhe Chelsea, ndërsa këtë të fundit sipas mediave angleze janë më afër nënshkrimit, falë raporteve të Mourinhos me mesfushorin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)