19 Maj 2024

Ryan Babel kalon te Hoffenheimi

Munchen, 19 janar - Hoffenheimi ka kompletuar transferimin e holandezit Ryan Babel nga Liverpooli për një shumë prej shtatë milionë eurosh- njofton Bild.

Skuadra gjermane ishte në treg për një sulmues, për shkak të pritjes së largimit të Demba Ba, ashtu që drejtori sportiv Ernst Tanner e konsideron 24-vjeçarin si zëvendësues të denjë.

“Na nevojitej një sulmues për shkak të mundësisë së largimit të Demba Ba dhe lëndimit të Chinedu Obasi”.

“Babel ishte sulmuesi që vërtet e dëshironim dhe drejtori sportiv Tanner është i bindur se ai është njeriu i duhur për ne”, ka thënë pronari i Hoffenheimit, Dietmar Hopp.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)