28 Prill 2024

Rummenigge rizgjidhet president i ECA-s

Berlin, 8 shtator - Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge është rizgjedhur president i Shoqatës Evropiane të Klubeve të Futbollit (ECA).

Rumenigge është shprehur kundër impenjimit të detyruar të futbollistëve në skuadrat kombëtare dhe dëmit të pësuar nga shoqëritë në rast të dëmtimit të tyre.

“Nuk do të pranojmë shumë gjatë detyrimin për të dhënë futbollistë në ndeshjet ndërkombëtare dhe të marrim përsipër rrezikun për të përballuar zhdëmtimin e kërkuar në rast të dëmtimit të futbollistëve”, është shprehur ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)