19 Maj 2024

Rossi: Futbolli spanjoll është më i miri

Madrid, 18 janar - Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, ka thënë se kalimi i tij te Napoli mund të ndodhë në të ardhmen, porse ai aktualisht është i interesuar të ketë sukses me Nëndetësen e Verdhë.

“Një e ardhme në Napoli? Është nder të vlerësohem nga (presidenti) De Laurentiis, jam krenar që një klub si ‘të kaltrit’ interesohet për mua”.

“Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Një ditë je këtu, ditën tjetër atje. Unë jetoj ditë pas dite”.

“Napoli është një qytet i bukur me një klub të shkëlqyer, ndërsa tifozët janë thjeshtë të jashtëzakonshëm. Secili dëshiron ta ndjejë momentin e hyrjes në fushën e stadiumit San Paolo”, ka thënë Rossi për Radio Kiss Kiss.

I pyetur nëse i mungon futbolli italian, 23-vjeçari është shprehur: “Në Spanjë, sipas mendimit tim, luhet futbolli më i mirë. Është i pastër dhe unë jam mirë këtu”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)