03 Maj 2024

Rooney nuk është në shitje

Londer, 18 tetor - Klubi i futbollit Manchester United ka demantuar të dielën mbrëma pohimet e mediave se në afatin kalimtar dimëror do ta shesë sulmuesin Wayne Rooney.

“Të gjitha pohimet e medieve janë marrëzira të pastra dhe të pakuptimta”, theksohet në kumtesën e klubit të njohur anglez.

Mediat britanike ditëve të fundit kanë spekuluar për konfliktin e Rooney-it dhe trajnerit të skuadrës Aleks Ferguson.

Rooney nuk ka qenë në përbërjen e parë të ekipit në ndeshjen e djeshme kampionale kundër Uest Bromviq Albion, e cila përfundoi me barazim 2:2.

Futbollisti i njohur anglez në dy muajt e fundit ishte në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve private – takimeve me prostituta dhe “stilin e lehtë të jetës”.

Reprezentuesi i Anglisë për Manchester United ka luajtur nga vera e vitit 2004, ndërsa këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në shtatë takime. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)