Ronaldo: Të gjithë xhelozojnë Realin

Madrid, 4 shtator - Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo mendon se Los Blancos kanë ekipin më të mirë në botë dhe se njerëzit janë xhelozë ndaj tyre.
Cristiano Ronaldo shënoi 54 gola sezonin e kaluar në të gjitha garat për Real Madridin, por dështoi të fitonte titujt e mëdhenj për shkak të Barcelonës. Dhe ai ka sulmuar kritikët, duke thënë se Reali është më i miri.
Real Madridi është klubi më i mirë në botë, ka shumë xhelozi ndaj nesh. Mendoj se do të jetë vit i mirë për ne, theksoi Ronaldo.