09 Maj 2025

Ronaldo nuk do të largohet nga Reali i Madridi

Madrid, 28 dhjetor - Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes vendos të fashisë zërat spekualtivë që po rrethojnë prej kohësh klientin e tij.

Portugezi, që u vlerësua me çmimin si agjenti më i mirë për 2015 deklaroi se Ronaldo nuk do të largohet nga Reali i Madridit dhe se do të mbyllë karrierën te kjo skuadër.

\'Ronaldo është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave-tha Mendes në një intervistë për Sky Sport-ai me siguri do të luajë edhe për disa vjet të tjerë të Reali ku do të mbyllë edhe karrierën e tij. Ai është i lumtur te \'Los Blancos\' dhe do të varë këpucët në gozhdë në moshën 40 vjec\'.

Mendes komentoi edhe situatën e klientit tjetër të tij, trajnerit Jose Mourinho, të cilin e shohin si zëvendësuesin e mundshëm të Van Gaal te Manchester United apo të Benitez te Real Madrid.

\'Mourinho tani ndodhet në Brazil, të shohim se cfarë do të ndodhë kur të kthehet. Në këtë moment nuk po flasim as për Anglinë, as Italinë e as Spanjën. Ai duhet që të jetë i qetë dhe të mos shqetësohet për asgjë; është trajneri më i mirë në botë\', tha Mendes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)