28 Mars 2024

Ronaldinho shumë pranë Cityt

Milano, 21 prill - Ronaldinho është duke e shqyrtuar mundësinë për të kaluar te skuadra angleze Manchester City, pasi që Milani ende është duke hezituar rinovimin me brazilianin.

La Gazetta dello Sport pohon se Ronaldinho është ngopur nga drejtuesit e Milanit dhe zvarritjet e tyre për zgjatjen e kontratës edhe pse Dinho ka pranuar një shkurtim të pagës prej 25%.

Si rezultat i kësaj, Ronaldinho ka filluar të mendojë seriozisht një kalim në Ligën Premier, ku do t’i garantohej paga që e ka aktualisht te Milani.

Raportet nga Italia javën e kaluar thoshin se Ronaldinho ishte pranë nënshkrimit të kontratës, por tërheqja e Milanit në momentet e fundit ka bërë që spekulimet për një largim të Ronaldinhos të rriten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)