17 Maj 2024

Ronaldinho kërkon 4,5 milion euro për largimin

Milano, 25 dhjetor - Te Milani shpërthen çështja “Ronaldinho”. Ndërkohë që në Brazil në garë për shërbimet e mesfushorit kanë mbetur Palmeirasi dhe Gremio, janë acaruar marrëdhëniet ndërmjet vëllait-menaxher të lojtarit, Roberto de Asis dhe administratorit të klubit kuqezi, Adriano Galiani.

Arsyeja e përplasjes është dëmshpërblimi që Ronaldinjo pretendon të përfitojë për largimin nga Milani. Shifra e pretenduar është e konsiderueshme.

Bëhet fjalë minimalisht për gjysmën e mbetur të rrogës deri në fundit të këtij sezoni: e përkthyer në shifra 4,5 milionë euro (duke përfshirë edhe shpërblimet). Një pretendim të cilin Milani e cilëson të papranueshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)