29 Prill 2024

Ronaldinho dhe Ibra, besnikëri Milanit

Doha, 19 nentor - Ronaldinho mbetet një lojtar i Milanit. Deri kur, nuk dihet, por për momentin koka “Gaucho”-s nuk mendon të rikthehet në Brazil.

Nga Doha, ku u luajt Brazil-Argjentinë, ka folur për të ardhmen e tij: “Jam shumë mirë te Milani për momentin. Ka kohë për t’u kthyer në Brazil”.

Dinho më pas foli edhe për dëshirën për të luajtur në kombëtare: “Dua të luaj në Botërorin 2014, do të bëj të pamundurën. Pasi mbeta jashtë Botërorit 2010, kjo është një ndjenjë e mrekullueshme. Di që me Menenez duhet të jem më pak zhongler dhe më shumë konkret, por në të ardhmen, shpresoj të kem më shumë liri për të bërë atë që di, të krijoj lojë”.

Idetë e qarta për të ardhmen i ka edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili, sikurse bënë të ditur mediat televizive italiane, duke cituar një deklaratë të vetë suedezit: “Do ta mbyll karrierën te Milani. Do të jetë klubi im i fundit. Më pas do të tërhiqem”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)