03 Maj 2024

Ronaldinho admiron Mourinhon

Milano, 16 tetor - Gjeniu i Milanit, Ronaldinho, mezi pret të rikthehet në Spanjë për t’u përballur me Real Madridin, përderisa është shprehur me fjalët më të mira për Los Blancos dhe trajnerin më të mirë në botë, Jose Mourinho.

“Ata gjithnjë kanë qenë klubi më i fortë në botë dhe çdo vit ata sjellin lojtarët më të mëdhenj të botës. Tani me Mourinhon, ata kanë trajnerin më të mirë në botë. Unë kam admirim të madh për të. Më pëlqen stili i tij dhe ai sigurisht se do të bëjë diçka të madhe me Real Madridin”, theksoi Dinho.

Në fund të deklaratës së tij për AS, Ronaldinho u shpreh se dëshiron të shfaqë paraqitje të ngjashme sikurse në fitoren e Barcelonës prej 3-0 në Bernabeu, ku Ronaldinho shënoi dy gola dhe ishte duartrokitur nga publiku madrilen.

“Unë vetëm dua që të luaj një ndeshje të madhe. Çfarë më ndodhi në Madrid më parë ndodh një herë në jetë. Natyrisht, në mendjen time e kam jo si të bëj një ndeshje të mirë, por të luaj ndeshjen më të mirë të jetës”, përfundoi braziliani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)