Rodriguez, Kroos, dhe Isco kanë gjasa të largohen nga Reali

Madrid, 20 dhjetor - James Rodriguez, Toni Kroos, dhe Isco, janë lojtarët me gjasat më të mëdha për tu larguar nga Real Madrid.
James, Kroos dhe Isco, nuk po kanë hapësirë të mjaftueshme për lojë këtë edicion, ndërsa ata mund të largohen nga Los Blancos, gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell Fichajes.
Që të tre lojtarët kanë pasur problem me trajnerin aktual Rafael Benitez, në mënyrë direkte apo indirekte, dhe për këtë arsye nuk po gjejnë vend në formacionin e spanjollit.