06 Maj 2025

Rikthehet Leonel Messi

Barcelonë, 30 tetor - Barcelona ka realizuar fitore prej 5-0 kundër Mallorcas, në një takim ku Leonel Messi realizoi het-trik.

Ishte lojtari që e mban epitetin e më të mirit në botë ai qe e zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë (13’).

Akoma pa u mbyllur pjesa e parë, Messi realizoi dy herë (21’ dhe 30’) për ta kompletuar het-trikun e tij dhe për t’u rikthyer i pari në listën e golashënuesve në La Liga.

Joan Isaac Cuenca (50’) dhe Dani Alves (90’) shënuan dy golat tjerë.

Me tre pikët e reja, Barcelona është pozicionuar në pozitën e parë, së paku derisa Real Madridi dhe Levante të zhvillojnë ndeshjet e kësaj jave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)