28 Prill 2024

Ribery dhe Benzema merren në pyetje nga policia

Paris, 21 korrik - Policia franceze ka marrë sot në pyetje futbollistët Franck Ribery dhe Karim Benzema, në kuadër të hetimeve lidhur me një grup, për të cilin ka dyshime se është marrë me prostitucion të femrave të mitura.

Futbollistët ishin marrë në polici me kërkesë të gjyqtarit hetues Yves Dando, në kuadër të hetimeve se një klub nate në sheshin \"Shanzelize\", u ka mundësuar klientëve vajza të mitura.

Një femër e re ( Zahija D.), e cila është e dyshuar se ka takuar klientë në këtë klub, më herët këtë vit ka dëshmuar para hetuesve, duke thënë se ajo kishte (në vitin 2008)  pasur marrëdhënie me të dy lojtarët, kur ajo ishte e mitur.

Nëse dëshmohet se futbollistët Ribery dhe Benzema, kanë paguar për seks me femër të mitur, mund të dënohen me tre vjet burgim dhe dënim prej 45 mijë eurosh.

Më herët, Franck Ribery i ka konfirmuar policisë se ai kishte pasur marrëdhënie seksuale me femrën e re, por kishte këmbëngulur se nuk e kishte ditur se ajo është e mitur.

Benzema nuk ka dhënë deklarata publike lidhur me këtë çështje. 27-vjeçari Ribery luan për Bajernin e Munihut, ndërsa Benzema është lojtar i Real Madridit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)