19 Maj 2024

Reinhardt: Nistelrooy nuk do të transferohet te Reali

Hamburg, 17 janar - Drejtori sportiv i Hamburgut, Bastian Rienhardt ka deklaruar se Ruud Van Nistelrooy nuk do të largohet nga klubi gjerman që të transferohet te Real Madridi.

Ruud Van Nistelrooy ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Hamburgu që të rikthehet te Mbretërit, duke kërcënuar se nëse nuk bëhet ky transferim atëherë ai nuk do të luaj kurrë më për Hamburgun.

Duke folur për Goal.com Germany Reinhardt tha “Nistelrooy nuk do të largohet nga Hamburugu. Unë nuk kam biseduar me të, por vendimi final i klubit është se ai do të qëndrojë aty ku është”.

“Nëse Real Madridi do të vijë këtu për të biseduar për ndonjë marrëveshje përgjigja nga ne do të jetë: Nistelrooy ka një kontratë me Hamburgun dhe do ta përmbush atë”, përfundoi Reinhardt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)