05 Maj 2024

Reali ta kërkojë Nilmarin

Madrid, 13 tetor - Sulmuesi i Villarealit, Nilmar, është fytyra e fundit e lidhur me një kalim te Real Madridi, në kohën kur Mourinho është vënë në kërkim të një sulmuesi të ri.

Marca njofton se paraqitjet e mira të tij kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, i cili ka marrë nota pozitive nga agjentët e Realit, të cilët e vrojtuan sulmuesit e Nëndetëses së Verdhë.

Nilmar ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh, por mendohet se një ofertë prej 20 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme që Villareali të ndërronte mendje.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)