11 Maj 2025

Reali gati të lejojë transferimin e Benzemas për 45 milionë paund

Madrid, 6 gusht - Reali i Madridit është gati të lejojë transferimin e Karim Benzema tek Arsenali, vetëm nëse klubi londinez ofron 45 milionë paund për kartonin e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga media britanike, sipas së cilës, klubi madrilen do të kërkojë të përfitojë nga këmbëngulja e “Topçinjve” të Londrës për të përfituar sa më shumë nga shitja e sulmuesit francez.

Por, ky pretendim duket se nuk i shqetëson shumë drejtuesit e Arsenalit dhe trajnerin Wenger, që e cilësojnë sulmuesin Benzema si një prej më të mirëve në botë.

Arsenali është një prej klubeve me gjendjen më të mirë financiare dhe duket se nuk e ka problem të shpenzojë shifra të larta për të siguruar shërbimin e futbollistëve që i pëlqejnë dhe këtë e tregojnë edhe blerjet e kryera në dy sezonet e fundit të Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.

Ndërkaq, duket se edhe vetë Benzema e dëshiron këtë kalim te Arsenali. Gjithnjë sipas medias britanike, sulmuesi francez u ka thënë përfaqësuesve të tij se i pëlqen Wenger, Arsenali dhe tifozët e skuadrës angleze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)