04 Maj 2024

Reali deklason Espanyolin, Arsenali eliminon Tottenhamin

Madrid, 22 shtator - Real Madridi ka arritur që të mposhtë pa kurrfarë problemi Espanyolin me rezultat 3-0, në ndeshjen e javës së tretë të zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Reali i Madridit ishte ekipi dominant që nga fillimi i takimit, por rezultati u zhbllokua pas gjysmë ore lojë, kur pas një goditjeje të lirë, Ronaldo qëlloi murin e gjallë, i cili me dorë devijoi topin. Si pasojë, u akordua penalti, të cilën me mjeshtri e ekzekutoi superylli portugez për 1-0.

Në minutën e 60-të Pepe largohet nga loja pasi mori dy kartonë të shpejtë të verdhë. Në shtëpi nga ana tjetër te mysafirët nga Katalunia u dërgua Inigo Galan.

Reali vazhdoi me përpjekjet për të shënuar golin e dytë dhe këtë e bëri Gonzalo Higuain (79’), që shfrytëzoi për mrekulli një pasim të Cristiano Ronaldos.

Pas kombinimeve në zonën e Espanyolit, ishte Karim Benzema që mashtroi dy lojtarë kundërshtarë dhe realizoi me kthim për 3-0 dhe rikthimin e tij në listat e golashënuesve të Los Blancos.

Kjo fitore, e katërta me radhë, e mbanë Real Madridin përkohësisht deri të mërkurën mbrëma në krye të tabelës me 10 pikë pas katër ndeshjeve të para.

Ndërkaq Arsenali ka eliminuar Tottenhamin nga Carling Cup, pasi mposhti Spursat vetëm pas vazhdimeve me rezultat 4-1, në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në White Hart Lane.

Arsenalli e filloi më mirë takimin, përkundër faktit se luajti me \'maturanta\', ndërsa kaloi në epërsi me anë të Lansburyt (15’). Me të filluar pjesa e dytë, Tottenhami u shtrëngua dhe vuri në baraspeshë rezultatin me anë të Robbie Keane (49’).

Koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1 dhe kështu, ndeshja u desh që të vendosej në vazhdime.

Në vazhdime, Topçinjt shënuan edhe tre gola tjerë. Ishte Samir Nasri që dy herë nga pika e bardhë (92’ dhe 96’) realizoi për 3-1, kurse për 4-1 dhe rezultatin përfundimtar u përkujdes Andrey Arshavin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)