29 Maj 2023

Reali, 15 milion euro për Vargas

Madrid, 17 mars - Real Madridi ka filluar të bëj herët ofertat për transferimet në afatin kalimtar veror, pasi që janë Los Blancos ata që kanë trokitur në dyert e Fiorentinas për të pyetur nëse Viola do të heqë dorë nga Juan Manuel Vargas për 15 milion euro.

Sipas La Nazione, Real Madridi ka bërë tashmë një ofertë prej 15 milionë eurosh, dhe ka ofruar shërbimet e holandezit Royston Drenthe.

Javë më parë, mediat lokale në Firence raportuan se Liverpooli do ta transferonte Peruanin, Vargas. 


Po ashtu mbrojtësi i krahut të majtë i Chelseat, Ashley Cole, është i pari në listën e transferimeve të Real Madridit për sezonin e ardhshëm, në kohën kur Los Blancos janë duke planifikuar forcimin e krahut të majtë të mbrojtjes.

Pas anglezit Cole, në listën e Realit vijnë, Patrice Evra i Manchester United, Aleksandar Kolarov i Lazios, Gael Clichy i Arsenalit, Andre Santos i Fenerbahces, Filipe Luis i Deportivo La Corunas dhe David Luiz i Benficas.

Mbretërit dëshirojnë që të sigurojnë mbrojtës që kanë edhe aftësi sulmuese, ndërkohë që emrat që u përmendën i kanë ato kualitete.


Ribery do të luajë për Realin

Njëri prej agjentëve më të respektuar në botën e futbollit, Ernesto Bronzetti, ka zbuluar se destinacioni i radhës i Franck Ribery do të jetë Real Madridi.

Super agjenti Bronzetti ka pasur punë më shumë se një herë me Real Madridin, dhe për këtë arsye ai tha për Marca, se nuk ka kurrfarë dileme se Ribery do të jetë lojtar i Realit, për shkak se Bayerni ka borxhe, dhe dëshiron të fitojë para.

Një citat që vlen të përmendet është dhe parashikimi i Bronzettit, një vit më parë, kur italiani parashikoi se Florentino Perez do të sjellë Cristiano Ronaldon dhe Kakan, kurse Perez atëkohë nuk ishte president.

“Florentino është praktikisht president i Realit, dhe ai do të bëjë tre transferime të rëndësishme, dy prej të cilëve do të jenë Cristiano Ronaldo dhe Kaka”, tha një vit më parë Bronzetti për Radio Kiss Kiss.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)