Real Madrid 25 milion euro dhe Benzema për Cavanin

Madrid, 18 shkurt - Real Madrid kërkon me çdo kusht Edinson Cavanin, aq sa është gati të ofrojë për kartonin e tij 25 milionë Euro, si dhe sulmuesin francez, Karim Benzema. 
Drejtuesit madrilenë mendojnë se me një ofertë të tillë do arrijnë tia prishin mendjen presidentit napolitan, Aurelio De Laurentiis, i cili e konsideron sulmuesin uruguaian të pashitshëm. 
Presidenti Florentino Perez, kërkon të bëjë goditje të fuqishme në merkaton e verës, ndërsa synon të rizgjidhet sërish në krye të Galaktikëve. 















