Real e Barça 2:2

Spanjë, 15 gusht - Ka përfunduar 2-2 ndeshja e parë e Super Kupës së Spanjës, në atë që ka qenë dueli më i barabartë ndërmjet Realit e Barcelonës për një kohë të gjatë.
E ka nisur mirë dhe furishëm Real Madridi duke e sulmuar Barcelonën, dhe e ka gjetur golin e epërsisë me Ozil (min 12), që pranoi një asist të mirë nga Karim Benzema.
Edhe pse dominonte Reali, Barcelona barazoi me një super gol të David Villa në minutën e 36. Lionel Messi është shfaqur në skenë në fund të pjesës së parë, me një tjetër përpjekje individuale për epërsinë e Barcelonës.(42)
Pjesa e dytë ka qenë e barabartë edhe në posedimin e topit, dhe Xabi Alonso ka barazuar shifrat në minutën e 54. Ndeshja e dytë zhvillohet të mërkurën