09 Maj 2025

Real dhe PSG, në garë për Eden Hazard

Madrid, 26 tetor - Eden Hazard është emri që po përmendet më shpesh së fundmi në ambientet e futbollit evropian.

Lojtari belg po përjeton momentin më të keq te Chelsea, ku trajneri Jose Mourinho e ka cilësuar si përgjegjësin për rezultatet negative të skuadrës londineze dhe kjo bën që ai të mendojë për një largim të mundshëm nga “Stamford Bridge”.

Skuadrat që pretendojnë shërbimet e tij nuk mungojnë dhe një prej tyre është Reali i Madridit. Mësohet se klubi spanjoll do të bëjë një tentativë për blerjen e Hazard në muajt e verës, por për presidentin Perez kjo tratatativë nuk do të jetë e lehtë.
 
Kjo për faktin se në garë për kartonin e belgut është përfshirë edhe Paris Saint Germain.

Te kampionët e Francës po flitet shumë për një largim të mundshëm të Ibrahimovic dhe Lavezzi dhe për këtë arsye ata i kanë hedhur sytë nga Hazard.

Madje, sipas medias britanike, drejtuesit e klubit francez po përgatisin edhe një ofertë prej 104 milionë eurosh për të blerë kartonin e futbollistit belg, ndërkohë që kontrata personale e tij parashikon një pagë prej 13 milionë eurosh në vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)