29 Maj 2023

Qeveria ndihmon me 1.5 milion euro Federatat Sportive të Kosovës

Prishtinë, 17 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori sot pjesë në ceremoninë e ndarjes së marrëveshjeve për mbështetje financiare të 38-të Federatave Sportive të Kosovës. Vlera e mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë është 1.5 milion euro, ku do të përfitojnë 627 klube, me rreth 26,000 sportistë.

Kryeministri Hoti, përgëzoi kryetarët e federatave, Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, përfaqësuesit e federatave dhe sporteve të ndryshme për punën që po e bëjnë, në respektimin e masave kundër pandemisë.

“Më vjen mirë që kemi arritur të ndajmë një pjesë të mbështetjes që ju të përballeni me këtë situatë të vështirë nëpër të cilën po kalojnë të gjithë qytetarët e vendit pa përjashtim”, tha Kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti, deklaroi se edhe për vitin e ardhshëm është paraparë një pako e mbështetjes që përfshinë edhe fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)