08 Maj 2025

PSG ofron 193 milionë euro për Neymar

Paris, 5 prill - Neymar është kthyer në zgjedhjen e parë të PSG për merkaton e transferimeve. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “L\'Equipe”, klubi parizien ka bërë gati ofertën.

PSG është gati të derdhë 193 milionë euro në arkat e Barcelonës për të siguruar shërbimin e sulmuesit brazilian e për të forcuar akoma më shumë hegjemoninë në Francë.

Neymar ka një kontratë me Barcelonën deri në qershorin e vitit 2018 dhe ende nuk e ka bërë rinovimin e saj, pavarësisht dëshirës së klubit katalanas për ta përfunduar këtë proces sa më shpejt të jetë e mundur.

Klubi francez, kampioni aktual i Ligue 1, për Neymar ka vendosur të heqë nga lista e tij e shpenzimeve emra të tillë si Hazard, Bale, madje edhe vetë Cristiano Ronaldon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)