29 Mars 2024

PSG kërkon me ngulm largimin e brazilianit Neymar

Paris, 6 prill - Neymar pritej të shkruante historinë me “parizienët” e PSG-së, mirëpo 6 vite pasi u transferua në kryeqytetin francez për plot 222 milionë euro, “fantazisti” brazilian tashëm shihet shumë larg Francës, me bordin e klubit që tashmë e sheh jashtë projektit yllin e sulmit, i cili deri më tani ka shënuar 118 gola në 173 herët që ka zbritur në fushën e blertë me fanellën e PSG-së.
 
Tashmë e ardhmja e PSG përqëndrohet rreth Kilian Mbape-s, me skuadrën që dëshirojn t’i japin një drejtim të ri projektit të tyre dhe gjithçka varet nëse “bomberi” francez do të pranojë rinovimin deri në vitin 2025 me klubin “parizien”.

Sipas prestigjiozes franceze, “Le Parisien”, Bordi Drejtues i francezëve është tepër i shqetësuar për dëmtimin e kyçit të këmbës së “fantazistit”, dëmtim ky që e la brazilianin jashtë fushave të blerta deri në fund të këtij sezoni. I operuar me sukses në Katar, Neymar vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi i rëndë që pësoi në shkurt kundër Lille. Ai nuk mundi të luante në fazën e 1/16-ve të Ligës së Kampionëve kundër Bajern Munihu dhe tashmë drejtuesit e PSG e kanë humbur durimin me “dëmtimët” e shpeshta të Nejmar.

Braziliani është nxjerrë në shitje nga klubi që verën e kaluar, por nuk kishte as një ekip, ku padyshim faktor kryesor është paga e majme që Neymar merr te francezët.

Al-Khelaifi duke se do të tentojë ta “rinisë” projektin e tij te PSG, me bordin dhe presidentit që duan të nënshkruajnë me lojtarë të rinj francezë në mënyrë që projekti, i cili lindi për të bashkuar lojtarët më të mirë në botë, t’i ngjajë një ekipi të madh evropian në sjellje. Për këtë arsye Nejmar, do të duhej të bënte një hap përpara dhe të largohej nga kryeqyteti francez, synim ky që, nuk hyn në planet e lojtarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)