PSG interesohet për Nasrin

Paris, 2 mars - Paris Saint-Germain (PSG) duket se do të tërheqë në skuadër edhe lojtarin e Manchester Cityt, Samir Nasri. 
Pas publikimit të lajmit për largimin e tij, skuadra franceze është hedhur në sulm për të paguar 20 milion euro për Nasri. 
Kohët e fundit marrëdhëniet e tij me teknikun italian Roberto Mancini nuk kanë qenë të mira.  















