PSG, gati të ofrojë 150 milionë euro për Mourinhon

Paris, 24 mars - Interesimi i sheikëve të Paris Saint Germain për trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho tashmë bëhet edhe më i fortë.
Portali sportiv \"Mercato365\" zbulon një prapaskenë interesante lidhur me këtë çështje.
Sipas saj, drejtuesit e klubit francez janë gati të vendosin 150 milionë Euro në dispozicion të teknikut portugez.
Vetëm koha do të mund të tregojë nëse kjo shumë do të jetë e mjaftueshme për ti mbushur mendjen Jose Mourinhos.