Presidenti Nishani e shpall kombëtaren Nderi i Kombit

Titanë, 12 tetor - Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani e ka shpallur kombëtaren e futbollit të Shqipërisë Nderi i Kombit.
Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian Francë 2016, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë, ky ishte motivacioni me të cilin Presidenti ka vlerësuan kombëtaren.
Motivacioni për akordimin e këtij titulli janë rezultatet e shkëlqyera sportive. Titulli nderi i Kombit është një ndër më të lartët në Republikën e Shqipërisë.
Shqipëria fitoi mbrëmjen e së dielës 0-3 në Armeni duke e bërë ëndrrën realitet, kualifikimin direkt për në EURO 2016.