09 Maj 2025

Platini jashtë garës për kreun e FIFA-s

Gjenevë, 9 janar - Michel Platini, që dikur mendohej të ishte pasuesi më i mundshëm i Presidentit të pezulluar të FIFA-s, Seth Blatter, ka deklaruar se nuk do të përpiqet të hyjë në garë në zgjedhjet e 26 shkurtit për presidencën e organizatës ndërkombëtare të futbollit.

Platini, presidenti i pezulluar i UEFA-s u tha gazetarëve se edhe nëse ia del ta përmbysë pezullimin tetëvjeçar nga bota e futbollit, nuk do të kishte kohë të mjaftueshme që të bënte fushatën e duhur para zgjedhjeve.

Plani i Platinisë për të zëvendësuar Blatterin, dështoi vitin e kaluar kur të dy ata u akuzuan për korrupsion lidhur me një pagesë 2 milionë dollarëshe të Blatterit ndaj Platinisë në vitin 2011. Prokurorët zvicerianë kanë hapur një hetim penal për këtë pagesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)