05 Maj 2024

Pirlo sërish lidhet me transferim te Chelsea

Milano, 28 nëntor - Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, është duke u lidhur me një transferim në kampionatin anglez, te Chelsea.

Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të sezonit dhe koha po kalon për arritjen e një marrëveshje të re.

Mediat italiane shkruajnë se Milani mund të shfrytëzojë afatin kalimtar të janarit për ta shndërruar në para 30-vjeçarin.

Carlo Ancelotti do të preferonte të ribashkohej me fituesin e Kupës Botërore, i cili do të mund të sillte më shumë kreativitet në mesfushën e Chelseat.

Për të thuhet se është e interesuar edhe Barcelona, pasi Pep Guardiola kurrë nuk e ka mohuar admirimin për veteranin italian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)