28 Mars 2024

Përfundon seminari për trajner të pingpongut

Prishtinë, 23 gusht - Nga 18 deri me 22 gusht në sallën e pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe sportit u organizua seminari për trajner  ITTF-PTT Level 1 Course me ekspertin e nivelit botëror Aleksey Yefremov. Në kamp morën pjesë 28 trajner nga shumica e klubeve të Kosovës.

Eksperti Yefremov për 5 ditë me nga 6 orë punë në ditë, i informoi trajnerët Kosovarë me risitë e trajnimit me fillestar, mënyrën e përzgjedhjes së lojtarëve për stilin e lojës, ushtrimet specifike të pingpongut që duhet të përdorin për raste të caktuara, për punën me këmbë, për ekzekutimin e goditjeve të ndryshme, për format e rrotullimit të topit, etj.

Trajnerët kosovarë për tu certifikuar me ITTF-PTT Level 1 Course duhet të plotësojnë edhe 30 orë punë (5 orë prej tyre të mbikëqyrura) me lojtarët e tyre duke zbatuar mësimet e marra nga seminari brenda 4 vitesh.

Në rast se kalojnë me suksese nivelin e parë, pas 12 muajsh do të kenë mundësinë që të ndjekin ITTF Level 2 Course.

FPPK do të vazhdoj ta ketë ne fokus primar ngritjen e cilësisë së Pingpongut në Kosovë duke synuar rezultate të mira të gjeneratave të reja në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)