29 Prill 2024

Përfundon në barazim ndeshja Shqipëri- Bosnje

Tiranë, 9 tetor - Shqipëria ka barazuar 1-1 gjatë takimit kundër Bosnje- Hercegovinës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin në EURO 2012.

Të parët në avantazh kanë kaluar miqtë me anë të Ibiseviç në minutën e 21-të të ndeshjes.

Momenti i kthimit të lojës për ekipin tonë ka qenë një tranversë e Salihit që për pak sa nuk ka barazuar rezultatin.

Por ka qenë Duro që ka menduar për gjithçka duke realizuar një gol të mrekullueshëm pas një goditjeje dënimi pranë zonës. Ka qenë prekja me dorë e topit nga ana e Mravac që i ka dhuruar kuqezinjve rastin më të mirë që është shfrytëzuar nga mesfushori shqiptar.

Në 45 minutat e para Bogdani dhe Dallku janë ndëshkuar me karton të verdhë për ekipin tonë, ndërsa Mravac për boshnjakët.

Në takimin e vlefshëm për kualifikimin në Euro 2012, kombëtarja kuqezi luajti me Arjan Beqaj, Andi Lila, Lorik Cana (K), Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Gjergj Muzaka, Klodian Duro, Ervin Bulku, Ansi Agolli, Hamdi Salihi dhe Erjon Bogdani.

Ndërkohë ekipi mik ka dalë në fushë me Kenan Hasagiç, Emir Spahiç (K), Adnan Mravac, Elvir Rahimiç, Miralem Pjaniç, Zvjezdan Misimoviç, Haris Medunjanin, Senad Luliç, Mensur Mjudza, Vedad Ibiseviç dhe Edin Dzeko.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)