27 Prill 2024

Përforcohet Galatasaray, blen dy futbollistë

Ankara, 3 shtator - Galatasaray e ka mbyllur merkaton e verës me dy blerje. Në ditën e fundit, skuadra e Rajkardit ka marrë mesfushorin e Shtutgartit, Zvjedan Misimoviç dhe mbrojtësin e Liverpulit, Emiliano Insua. Për Misimoviçin klubi turk ka paguar 6.5 milionë euro.

Mesfushori 28-vjeçar kërkoi të largohej nga Volfsburgu, pas ardhjes së brazilianit Diego, që i kufizonte minutat në fushën e lojës.

Misimoviç ka pasur kontakte edhe me Shalken, por drejtuesit e Volfsburgut vendosën ta shisnin jashtë Gjermanisë, ku lojtari bosnjak zgjodhi Galatasaray-n.

Ndërkohë, Emiliano Insua, ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe deklaroi: “Kam ardhur në Stamboll për të qenë titullar. Dua dhe ëndërroj trofe.”

Rivalët e Galatasaray-it, Beshiktashi, gjithashtu është pranë një lëvizjeje të minutës së fundit. Skuadra e drejtuar nga Bernd Shuster, pas Gutit dhe Kuarezmës, mund të përforcohet me Robi Kinin.

Sulmuesi irlandez nuk po gjen vend te Totenhemi dhe mund të pajtohet me një kalim në Stamboll.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)