28 Prill 2024

Perez e Murinho, gati 80 milionë euro për Runin

Madrid, 14 shtator -  Me merkaton e verës Real Madridi nuk ka bërë shpenzime të çmendura për sulmin, duke “u kënaqur” me qëndrimin në skuadër të Higuain e Benzema.

Por për verën e ardhshme është përzgjedhur tashmë blerja e madhe: sipas “The People”, bëhet fjalë për Vejn Runin, për të cilin Florentino Perez, pas këshillës së Hoze Murinhos, është tashmë i gatshëm t’i ofrojë Manchester Junajtid plot 65 milionë sterlina (rreth 78 milionë euro).

Për Runin, pas skandalit seksual dhe vështirësive për rinovimin e kontratës me “Red Devils”, mund të jetë momenti i duhur për të lënë Anglinë.

Ndërsa për United një ofertë e tillë do të ishte vërtet e vështirë për t’u refuzuar. Përjashtohet një largim i mundshëm i Runit në muajin janar, pasi një gjë e tillë do të vinte në vështirësi Manchesterin.

Në Madrid ka nga ata që gëzohen për këtë lëvizje, pasi janë të pakënaqur me lojën aktuale të skuadrës. Nuk ka nisur mirë aventura e Murinhos në pankinën e galaktikave.

Në ndeshjen e së shtunës, tekniku është fërshëllyer shumë nga tifozët, për shkak të kujdesit të madh për mbrojtjen, duke penalizuar kështu lojën spektakolare në traditë te Reali. Por Murinjo ka menduar të shuajë polemikat: “Fërshëllimat?

Duhet të hesht dhe t’i pranoj, duhet të punoj dhe të marr kënaqësinë totale nga publiku im”. Në mbrojtje të Murinhos del presidenti Florentino Perez:

“Murinjo është trajneri më i mirë në botë. Ka një pasion të jashtëzakonshëm për triumfin, është më i miri. Që në ditën e parë ka dashur të dijë gjithçka për klubin. Champions është dëshira kryesore. Është një sfidë autentike ta fitojmë për të dhjetën herë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)