06 Maj 2025

Pepe: Reali më i fortë se Barca

Madrid, 28 tetor - Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe synon tituj pasi beson se skuadra e Jose Mourinhos është ekipi më i mirë në botë.

Reprezentuesi portugez është i bindur se gjiganti madrilen e ka tejkaluar Barcelonën si skuadra më e fortë, edhe pse katalanët janë aktualisht kampion i Spanjës dhe i Evropës.

Reali aktualisht zë pozitën e dytë në La Liga – një pikë më tepër se Barcelona – ndërsa kryeson në Grupin D të Ligës së Kampionëve me fitore nga tri ndeshje, tetë gola të shënuar dhe asnjë të pranuar.

Pepe ka lavdëruar startin e sezonit dhe beson se skuadra tani është më e fortë në të gjitha fushat, nga sulmi në mbrojtje.

“Kemi ekip shumë të fortë dhe sulmuesit tanë janë duke dëshmuar se janë më të mirët sepse ne jemi ekipi më i mirë në botë. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të fitojmë shumë tituj. Mosha e re e mbrojtësve tanë mund të bëjë shumë për Real Madridin.\"

\"Kjo mund të kthehet në njërin prej reparteve më të mira defensive që ka pasur ndonjëherë ky klub. Jemi në formë të mirë. Nuk është vetëm mbrojtja jonë që është duke bërë punë të mirë, janë edhe mesfushorët e sulmuesit”, tha Pepe për bwin.com.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)