03 Maj 2024

Pele: Maradona, shembull i keq për fëmijët

Rio de Zhenerio, 18 tetor - Lufta e fjalëve mes dy futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave vetëm sa është zgjeruar, me Pele që pohon tani se Diego Maradona nuk është dikush që mund të konsiderohet si shembull i mirë.

“Ai nuk është shembull i mirë për të rinjtë. Ai e pati dhuntinë e Zotit për të qenë në gjendje të luajë futboll dhe kjo është arsyeja se pse ai kishte fat”.

“Me gjithçka që ka ndodhur në jetën e tij, ka shumë njerëz të cilët i japin atij kontrata. Nëse do të kishin pak më shumë ndërgjegje, atëherë nuk do ta bënin këtë”.

“Nëse ai nuk ndryshon, atëherë ai nuk do të punojë më. Ai ishte lojtar i madh, por është shembull i keq”, deklaroi Pele.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)