05 Maj 2024

Pato: Nëse largohem nga Milani dua Barçën

Milano, 12 tetor - Pas Milanit vjen vetëm Barcelona. Kjo është, në të ardhmen, idea e Aleksandro Patos.

Sulmuesi i ri brazilian që ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e tij, ka folur për të ardhmen:

“Nëse një ditë do të largohesha nga Milani do të më pëlqente të vishja fanellën e Barcelonës”.

Por, sulmuesi kuqezi ka përjashtuar mundësinë që në një të ardhme të mund të luajë në Premier Ligë me fanellën e Mançester Sitit, klubi që duket se ka bërë gati një ofertë prej 65 milionë eurosh për brazilianin:

“Jam i nderuar nga oferta që Siti ka bërë për mua, por unë jam një lojtar i Milanit dhe jam mirë këtu”, ka thënë Pato. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)