28 Prill 2024

Pato: Dua të luaj për Barcelonën, jo Cityn

Milano, 10 tetor - Barcelona është alarmuar pasi sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka thënë se ai më parë do t’i bashkohej klubit spanjoll se sa Manchester Cityt.

Klubi nga Liga Premier është lidhur me një mega-ofertë në vlerën 75 milionë eurove për brazilianin e ri, i cili gjeti rrjetën në fitoren e mbrëmshme të Brazilit ndaj Iranit.

Por Pato preferon Spanjën dhe ka thënë se ai do të largohej nga Milani vetëm për Barcelonën, edhe pse shton se është i lumtur në San Siro.

“Nëse një ditë largohem nga Milani, atëherë do të doja të luaj për Barcelonën. Jam i nderuar nga oferta e Cityt, por unë jam lojtar i Milanit dhe jam mirë këtu”, ka thënë Pato për Eurosport.it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)