04 Maj 2024

Park nxjerr Manchesterin nga kriza

Manchester, 8 nëntor - Në kuadër të Premier Leagues angleze u zhvillua ndeshja mes Manchester United dhe Wolverhampton. United në terren vendas fitoi Wolvesat me rezultat 2-1.

Mirëpo, fitoren e solli Ji Sung Park i cili në këtë ndeshje të vështirë arriti të shënojë dy gola. Përndryshe ai u konsiderua edhe si hero i skuadrës pasiqë arriti të sjell për ekipin e tij përfundim pozitiv me rezultat 2-1.

75 mijë tifozë prezent të Manchester United kishin mbetur të habitur pasiqë gati rezultati përfundonte me barazim. Por në një bashkëpunim mes Fletcher dhe Park u soll fati që të shënohet edhe goli I dytë I djajve të kuq.

Me këtë fitore United ngjitet në pozitën e dytë me 23 pikë, dy më pak se Chelsea në pozitën e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Tani Djajtë e Kuq edhe zyrtarisht janë rikthyer në garën për titull të Premier Leagues në Angli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)