02 Maj 2024

Owen mund të lërë futbollin

Manchester, 29 tetor - Sulmuesi Michael Owen është në vitin e tij të dytë dhe të fundit tek Manchester United dhe deri tani nuk ka pasur bisedime me Sir Alex Ferguson për zgjatjen e kontratës.

“Do doja shumë të qëndroja tek Manchester United sepse ndjej se mund të shënoj akoma gola dhe të luaj në nivel të lartë”, shprehet Owen.

“Por nuk do më pëlqente të luaja në një klub të nivelit të ulët sepse besoj se nuk do të kisha raste të shumta shënimi dhe në këtë mënyrë nuk do të zbavitesha më”, vazhdon 30-vjeçari.

Sulmuesi anglez u transferua tek Manchester United në vitin 2009 nga Newcastle United dhe ka nisur si titullar vetëm 14 ndeshje dhe ka shënuar në total 12 gola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)