Nuri Sahin nënshkruan kontratë më Real Madrid-in

Madrid, 9 maj - Reali i Madridit ka nënshkruar kontratën me futbollistin e kombëtares së Turqisë, Nuri Sahin, i cili e ndihmoi Borusinë e Dortmundit të fitojë titullin e kampionit gjerman në futboll.
Talenti 22 vjeçar nuk luajti në tre ndeshjet e fundit të klubit gjerman për shkak të lëndimit .
\"Jam shumë krenar për këtë hap. Ishte vendim i vështirë. Unë jam Borusia dhe do të mbetem Borusia. Do të më mungojë Dortmundi\", u ka thënë Sahin gazetarëve.